Moda, padyshim që është një shprehje identiteti. Me dizajnet e detajuara, kujdesin që secili detaj të reflektojë dhe me kombinimet e ngjyrave, moda është mënyra se si krijuesit e veshjeve shprehin veten dhe ndikojnë edhe në atë që do jetë modë, për botën gjatë secilës sezonë. Përgjatë këtij viti (2024), pritet që disa prej tendencave të jetë përdorimi i ngjyrave të ndritshme dhe modeleve abstrakte. Materialet inovative, pritet po ashtu të jenë kryefjala e pasarelave këtë vit, përmes së cilave do të bëhen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e veshjeve në mjedis.
Stilet retro (Të vjetra), pritet të jenë gjithashtu pjesë e modës gjatë 2024-tës, vit ky, ku ndër ngjyrat që do të dominojnë në veshje, do të jenë ngjyra e gjelbër neon, nuanca e butë e ngjyrës portokalli dhe ngjyra blu, që pritet gjithashtu të kenë një prezencë të fortë, duke sjellë një përshtatje elegante në modën e vitit 2024.