Muaji janar, është një nga muajt më të gjatë të vitit, por vazhdon të jetë i mbushur me shumë ngjarje dhe aktivitete kulturore. Për ti kaluar këto ditë të janarit sa më bukur, Radio KFOR-i është përkujdesur që të ju sjellë disa nga ngjarjet kulturore të cilat do të organizohen në vendin tonë, ku ju mund të jeni të pranishëm:
– Pas performancës së parë të suksesshme që Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e patën me 15 janar, në këtë muaj do të jetë edhe eventi i dytë i organizuar nga Orkestra vendore. Në datën 27 janar, me fillim prej orës 20:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë vjen performanca e Orkestrës së Filharmonisë, nën dirigjimin e zviceranes Lena-Lisa Wustendorfer. Në këtë mbrëmje të magjishme pritet të interpretohen vepra të mëdha, ku do të argëtohen të gjithë të pranishmit.
– PEN Qendra e Kosovës, krahas botimit të revistës letrare PEN Kosova dhe botimit të librave origjinalë, të përkthyer dhe veprave komplete, është duke realizuar edhe një varg aktivitetesh letrare-krijuese, përmes projekteve në gjithë Kosovën. Përmes këtij projekti, PEN Qendra e Kosovës synon të ndikojë në ngritjen e ndjeshmërisë dhe frymëzimin e gjeneratave të reja për krijim letrar, për rolin dhe rëndësinë që ka libri dhe për kulturën e leximit. Gjithashtu, ky projekt do të përqendrohet në kultivimin e një ambienti të këndshëm promovues kulturor, në të cilin do të theksohen vlerat e letërsisë shqipe si dhe do të debatohet për përvojat krijuese të veçanta të krijuesve letrarë. Projekti “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”, do të fillojë më 24 janar dhe do të përfundojë më 27 shkurt, 2024, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
– Teatri Oda vazhdon me programin e shfaqjeve për muajin janar. Me 23 janar, vjen shfaqja “Kthimi i Karl Majit”, për të vazhduar me shfaqjen e 24 janarit, ku në Teatrin Oda vjen “Arbri” në regji të Lirak Çelaj. Ndërsa në data 29-30 dhe 31 janar do të vijë shfaqja “Charles III”.