Organizata Joqeveritare “Replay Peace” e cila për të pestin vjet me radhë organizon Minimaratonën Humanitare , me moton “Të vrapojmë së bashku me fëmijët 2024!”, njofton të gjithë të interesuarit që numrat për pjesëmarrje në këtë maratonë kanë fillua të shiten.
Po ashtu, njoftohet se të gjitha të hollat e grumbulluara nga kjo maratonë, do tu dedikohen fëmijëve në nevojë. Minimaratona Humanitare “Të vrapojmë së bashku me fëmijët 2024!”, e gjatë 5 km, do të mbahet më 25 maj, në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 14:00.
Çmimi për një numër për pjesëmarrje kushton 3 euro.