Në një publikim përmes rrjeteve sociale, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është adresuar popullit të Kosovës me një mesazh lidhur me masat kundër koronavirusit Covid19: “Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera mbështetëse kanë ndërmarr një seri të masave për parandalimin dhe përgatitjen sa më të mirë për t’u ballafaquar me koronavirusin. Kemi hartuar dhe po zbatojmë ‘Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit’ kundër koronavirusit. Të dashur qytetarë , pavarësisht këtyre përgatitjeve për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, pjesëmarrja juaj në zbatimin e masave mbrojtëse është po aq e rëndësishme sa edhe vet angazhimi institucional. Virusi përhapet nga një person në tjetrin kryesisht përmes spërklave kur personi i infektuar flet, kollitet ose teshtit. Kjo është arsyeja pse duhet shmangur kontaktet e afërta me persona të tjerë. Qëndroni larg ambienteve të mbipopulluara. Nëse keni simptoma si: ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje qëndroni në shtëpi dhe kërkoni ndihmën mjekësore. Virusi mund të përhapet përmes duarve të papastra, prandaj mos e prekni gojën, hundën apo sytë. Shmangni edhe përshëndetjet e zakonshme me dorë. Kur ju teshtitni, mbulojeni gojën me faculetë apo me mëngën e dorës dhe faculetën e përdorur hudheni në shportën e mbeturinave. Mos harroni, mënyrë më efikase për të parandaluar koronavirusin është higjena e mirë personale. Pastroni sa më shpesh duart me sapun apo me dezinfektues me baze alkooli, për se paku 20-30 sekonda. Ne jemi të përgatitur për ta kaluar edhe këtë sfidë. Profesionistët tanë shëndetësorë: mjekët, infermierët dhe të tjerët, po e bëjnë punën e tyre. Mo t’i pengojmë por t’i përkrahim. Ata janë vija e frontit dhe heronjtë tanë në këtë situatë. Pa frikë, por me kujdes të shtuar; Të qëndrojmë shëndetshëm dhe së bashku!”