“Hyjnorja është brenda jush, ajo është duke rrjedhur dhe vazhdon të marrë frymë përmes jush dhe te ju. Në këtë moment ajo është duke pulsuar në çdo qelizë të trupit tuaj. Mjafton një frymëmarrje e thellë që të filloni të plotësoheni me hyjnoren, të filloni të shëroni jetën tuaj”, janë këto fragmente të shkëputura nga libri me titull ”Kur frymëmarrja bëhet shërim”, i autores Teuta Beqiri Hasangjekaj, e cila dëgjuesve të shumtë të Radio KFOR-it u ofroi disa këshilla se si të rezonojmë në raport me jetën: “Të gjitha pakënaqësitë në jetë, lindin ngaqë trupi jeton në të tashmen, kurse mendja vrapon në mes të kaluarës dhe të ardhmes. Kur jetojmë jashtë të tashmes, gjithmonë jemi në kërkim të gjërave që na japin plotësim nga jashtë, më shumë para, më shumë sukses, më shumë shoqëri, më shumë e më shumë, egoja nuk ndalet së kërkuari, sa më shumë qe ne plotësojmë egon, aq më shumë ajo ndjehet e zbrazët. Qëllimi i jetës është të fillojmë të plotësohemi me jetën, të zhvendosim kërkimin tonë nga jashtë, brenda. Të hapim sytë e brendshëm dhe të fillojmë të jetojmë në harmoni me qenien tonë, që është brenda farës pozitive të jetës. Dhe kjo arrihet kur fillojmë të shohim të mirën në çdo gjë dhe sa më shumë e trajnojmë mendjen të shoh të mirën, aq më shumë ne ujisim farën hyjnore brenda nesh’’, nënvizoi mes tjerash znj. Beqiri Hasangjekaj, duke na lënë neve në duar se çfarë të zgjedhim për veten.
Se çfarë zgjedhim ne për veten, të jemi kritikë apo të motivojmë veten, zgjedhja na takon vetëm neve.