Në kuadër të Festivalit Green, sot (26 korrik), do të përmbyllen aktivitetet e gjelbëra, përmes një nate muzikore, që mbahet në Auqa Park të qytetit të Mitvoricës, në ora 20:00.
Ky edicion i festivalit përkatës, organizohet me temën “për Nanën Natyrë”, duke vënë në spikamë rolin e gruas/nënës në raport me mjedisin dhe burimet natyrore, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo natë do të sjellë në skenë, Mr Rez, Flaka Krelani & Band, Sytë, Gima & Band dhe
Elton Dedën.
Vlen theksuar se nga mjetet e gjeneruara nga ky festival, parashihet të vazhdohet me realizimin e aktivitete mjedisore gjatë muajve në vijim.