Sot (20 qershor), bota kthen sytë kah një ditë shumë e veçantë, e cila shënohet çdo vit, për të njohur qëndrueshmërinë e njerëzve të zhvendosur me force, në të gjithë botën.
‘Dita Botërore e Refugjatëve’ festohet për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve, që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, nën kërcënimet e persekutimit, konfliktit dhe dhunës. Në këtë ditë, komuniteti ndërkombëtar kërkon të tërheqë vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të refugjatëve dhe të festojë guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Në mbarë botën, më shumë se 50 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre apo janë refugjatë në vende të ndryshme të botës.