CoViD-19 po vazhdon që të ketë përhapje në vend. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në po të njëjtën periudhë kohore janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Nga koha kur është lajmëruar rasti i parë pozitiv me CoViD-19 e deri më sot, kemi 224.069 raste të konfirmuara.
Aktualisht, në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 6.509 persona pozitiv me CoViD-19.