Për shkak të krizës aktuale energjetike në Kosovë dhe jo vetëm, autoritetet gjegjëse si dhe profesionistë të energjetikës po bëjnë apel për kursim të energjisë elektrike. Për mundësitë kursimit të energjisë elektrike në shtëpitë tona, biseduam me inxhinierin e diplomuar, Visar Rexhepi i cili për Radio KFOR-in dha disa shembuj: “Kushti i parë për kursim të energjisë elektrike është investimi në izolim termik, pastaj duke ditur se dritaret kanë të instaluar sistemin dy sezonal, është mirë që gjatë dimrit mekanizmi i tyre të jetë në pozicionin adekuat. Vendosja e termostateve për kontrollim të sasisë së ngrohjes duhet të jenë në funksion, si dhe gjatë pastrimit, bojleri duhet të fiket. Pastaj, për pastrimin e rrobave, duhet shfrytëzuar detergjenti efektiv për temperatura të ulëta, si dhe mikrovalën duhet të përdorim në interval të shkurtër, por që mbërrin efekt. Jo vetëm kaq, por përdorimi i poçeve elektrike duhet të jenë LED, si dhe duhet të kemi kujdes që prizat elektrike të mos jenë të kyçura gjatë kohës që nuk i përdorim”. Situata me energjinë elektrike, në gjithë botë, është e ndjeshme, prandaj bëhet ftesë për të kursyer energjinë elektrike.