‘Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, rreth 1 në 7 adoleshentë (ose afërsisht 14% e adoleshentëve në mbarë botën), vuajnë nga disa probleme të shëndetit mendor. Kjo përfshin çrregullime të tilla, si ankth, depresion, çrregullime në ushqyerje dhe çrregullime të tjera emocionale dhe psikologjike.
‘Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Adoleshentëve’ shënohet sot, me 2 mars dhe bën thirrje globale për sensibilizimin e shoqërisë për të ndihmuar adoleshentët dhe të flasim me ta që mënyrë që ti bindin se është e domosdoshme që adoleshentët të kërkojnë mbështetje kur ata kanë nevojë. Problemet e shëndetit mendor shpesh shfaqen gjatë periudhës së adoleshencës, kur trupi dhe mendja kalojnë në ndryshime të mëdha. Ndërkohë që shumë adoleshentë përballen me këto sfida, shumë prej tyre nuk kërkojnë ndihmë për shkak të stigmës ose mungesës së informacioneve mbi shëndetin mendor.
Adoleshentët mund të kenë përvoja të forta emocionale, siç janë presionet shoqërore, problemet në shkollë, çështjen e identitetit dhe tensionet në familjen, që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre mendore.
Prandaj, familja, shoqëria, institucionet arsimore duhet të mbështesin dhe kuptojnë adoleshentët në këtë ndryshim të madh në jetën e tyre, duke iu ofruar kujdes dhe ndihmë.








