Për ata që e duan sportin e Ragbit, kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta, sepse sot (22 tetor), në Fushën Prince në Arbëri, nga ora 10:00, Federata e Ragbit e Kosovës do të organizojë një turne në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Me këtë rast, do të zhvillohet turneu shkollor i ‘Kupës Botërore në Ragbi – 2023’, ku secila nga tetë shkollat do të përfaqësojë nga një shtet që luan në ‘Kupën Botërore – 2023’.
Federata e Ragbit të Kosovës ka njoftuar se është në proces të grumbullimit dhe përzgjedhjen e përfaqësuesve të përbërjes së kombëtares së Kosovës, për gara ndërkombëtare për sezonin 2023/2024.