“SIGMA BMC” partner implementues i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” (YES), hapin aplikim për vajza dhe gra të moshës 18-35 vjeçe, të cilat kanë ide dhe aspirata të themelojnë biznesin e tyre.
Sesioni i parë informues u mbajt në Inkubatorin e Universitetit të Prishtinës, me 20 janar, kurse sesioni i radhës mbahet nesër (28 janar), në Komunën e Graçanicës, nga ora 11:00.
Përkrahja e grave bëhet duke u ofruar trajnim për ndërmarrësi, me 10 grante; duke filluar nga 1.500 € deri 4.000 € si dhe përkrahje për start-up dhe mentorim.