Nesër (25 tetor), do të mbahet “Seminari i Mirëqenies së Kafshëve të Shoqërimit”, organizuar nga Shoqata e Veterinarëve për Kafshë të Shoqërimit në Kosovë.
Ky Seminar do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 17:00, ndërsa ligjërues do të jetë profesori i Fakultetit të Veterinarisë nga Shkupi, Vlatko Ilieski.
Radio KFOR-i ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Veterinarëve për Kafshë të Shoqërimit në Kosovë, Dardan Pozhegu, i cili ka thënë se në këtë seminar do të ligjërohet dhe diskutohet për procesin e projektit KVSL (Kap, Vaksino, Sterelizo, Lësho).
“Seminari po organizohet pikërisht për të diskutuar rreth temës së mirëqenies së qenve endacakë dhe punës profesionale të veterinarëve, të cilët do të jenë pjesë e projektit të kasrimit dhe hospitalizimit të qenve endacak në Kosovë, gjatë vitit 2019/2020. Kjo është një dukuri që duhet të përmirësohet, në mënyrë që qenve endacakë t’u bëhet trajtimi i duhur gjatë këtij procesi”, ka thënë Pozhegu për Radio KFOR-in.
Tutje, Pozhegu ka thënë se menaxhimi i popullimit të qenve të rrugës rregullohet efektshëm nëse edhe puna profesionale e veterinerëve bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar çdo kriter dhe dispozitë ligjore të trajtimit të qenve gjatë kastrimit dhe hospitalizimit të tyre.