Në kuadër të festivalit ‘ReMusica’, radhën e ka Kori i Filhamornisë së Kosovës që të mbush amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, nesër më 30 maj, prej orës 20:00. Koncerti fillon me “Shkojti çika”, vepër e autorit Lorenc Antoni, për të cilin shënohet edhe 110 vjetori i lindjes së tij. Antoni ishte kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar.
Drejtori i Filhamornisë së Kosovës, Baki Jashari i tha Radio KFOR-it se nesër do të jetë një koncert i veçantë për publikun, pasi që do të prezantohen artistë të ndryshëm dhe të njohur:
“Do të kemi disa solistë, siç është Orges Malaj, në fagot, pastaj dy solistet, Adelina Paloja dhe Kaltrina Miftari, soprano të dyja. Ne presim publik si gjithmonë sepse është koncert mjaft atraktiv për publikun”, Jashari i tha Radio KFOR-it.
Koncerti do të dirigjohet nga Rafet Rudi, i cili ka diplomuar në Dirigjim dhe Kompozim pranë Akademisë së Muzikës në Beograd, ndërsa specializoi në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif.