Në kuadër të projektit “Support to Labour Inspectorate”, nesër (11 shtator), në “Europe House”, në Prishtinë, do të mbahet punëtoria për vende të shëndetshme pune, me titull, “Menaxhimi i substancave të rrezikshme”.
Në ora 11:30-12:15 do të mbahet Konkursi për Çmimin e Praktikës së Mirë – kërkimi i shembujve për të promovuar SSHP të mirë, duke përfshirë punë të shëndetshme dhe të sigurt me substanca të rrezikshme.
Vlen theksuar se “Mbështetja e Inspektoratit të Punës për të luftuar kundër punës së padeklaruar” është një projekt dy-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të përgjithshëm për të rritur punësimin zyrtar në Kosovë.
Kjo punëtori do të udhëhiqet nga ekspertja e “Support to Labour Inspctorate”, Linda Matisane.