Organizata Iniciativa për Progres – INPO, organizon finalen e debatit “Kosova Open 2018” e cila organizohet në kuadër të koalicionit të organizatave jo-qeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2018”. Ky aktivitet mbahet sot (14.12.18), në Kino Armata, në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.
Paraprakisht, përgjatë datave 8 dhe 9 dhjetor të rinjtë nga e gjithë Kosova, morën pjesë në raundet preliminare dhe gjysmëfinalet e turneut. Temat të cilat ishin diskutuar kanë qenë të fokusuara në gjetjen e zgjidhjeve nga të rinjtë për të promovuar një shoqëri të hapur dhe pa korrupsion, që synon ngritjen e llogaridhënies, transparencës, dhe efektivitetit të institucioneve publike.
Qëllimi i formateve të strukturuara të debatit është zhvillimi i mendimit kritik tek pjesëmarrësit, zhvillimi i aftësive analitike dhe të folurit e argumentuar në publik.