11 dhjetori, shënon “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”, një festë kjo e bukur e natyrës dhe peizazhit të shkëlqyeshëm. Kjo ditë e veçantë, ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së mbrojtjes së zonave malore, të cilat përbëjnë thesarin e pasurisë natyrore dhe kulturore. Me ndryshimet e shumta klimatike, është koha të i përkushtohemi ruajtjes së këtyre mjediseve unike.
Në këtë ‘Ditë Ndërkombëtare të Maleve’, ne duhet të theksojmë rolin e komuniteteve lokale në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e ardhshëm. Sot vihet në pah edhe përmirësimi i infrastrukturës së turizmit malor dhe praktikave të qëndrueshme, të cilat janë thelbësore për të siguruar që vizitorët të kenë një ndikim pozitiv në ambientin natyror.