Çdo 11 dhjetor, bota feston veprimtarinë dhe përpjekjet e UNICEF-it (Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara), një organizatë kjo ndërkombëtare, që ka një mision të qartë: mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë globin.
UNICEF-i u themelua më 11 dhjetor, të vitit 1946 dhe prej atëherë, punon me vendosmëri për të siguruar një jetë më të mirë dhe të shëndetshme për fëmijët dhe adoleshentët në mbarë botën. Organizata në fjalë, vepron në zonat më të prekura nga konfliktet, varfëria dhe situata emergjente, duke ofruar ndihmë emergjente, shërbime shëndetësore, arsimim dhe mbështetje për zhvillim.
Në ditën e UNICEF-it, njerëzit mblidhen për të diskutuar dhe për të ngritur vetëdijen rreth sfidave që përballen fëmijët në disa pjesë të botës dhe për të mbështetur projektet dhe programet e UNICEF-it, që të ndihmojnë mbrojtjen e fëmijëve, në përballje me sfidat e tyre të përditshme. Nëse edhe ju dëshironi të bëni një ndikim pozitiv në këtë ditë të UNICEF-it, mund të merrni pjesë në fushata lokale ose të dhuroni mjete financiare, për të mbështetur projektet e tyre. Në fund të fundit, kjo është një shans për të bashkuar forcat në drejtim të një qëllimi të përbashkët: sigurimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët e botës.