Malaria është një sëmundje e parandalueshme dhe e trajtueshme, por që vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues në shëndetin dhe jetën e njerëzve në mbarë botën. Sipas statistikave të publikuara nga Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2020, u raportuan 241 milionë raste të reja të malaries dhe mbi 600 mijë vdekje, në 85 vende të botës. Sipas OBSH-së, më shumë se dy të tretat e vdekjeve ishin fëmijë nën moshën 5 vjeçare, që jetonin në Rajonin Afrikan. Data e sotme, 25 prilli, i është ndarë pikërisht shënimit të ‘Ditës Botërore të Malaries’, për të mobilizuar dhe rritur ndërgjegjësimin global, për tu bashkuar në luftimin e kësaj sëmundje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e gjerë të vaksinës së malaries në vendet më rrezikshmëri të lartë dhe sidomos nga fëmijët, të cilët preken më shumë nga kjo sëmundje. Kenia, Tanzania, Malawi, janë disa prej vendeve me numrin më të lartë të personave të prekur me Malaria.
Këtë vit ‘Dita Botërore e Malaries’, do të shënohet nën temën “Përdor inovacionin, për të reduktuar sëmundjen e malaries dhe për të shpëtuar jetë”.