Skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Drenicës, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ndërkohë që në kampionat nuk po kalojnë një formë të mirë, duke u renditur në pozitën e parafundit të tabelës, përderisa llapjanët e kanë përqendruar vëmendjen te Kupa, me synimin për të arritur në finale dhe për të siguruar një vend në garat evropiane përmes kësaj loje.
Fitorja në takimin e parë ndaj skuadrës nga Skenderaji është prioritet për vendasit. Nga ana tjetër, Drenica është e fokusuar në rikthimin në elitën e futbollit kosovar, por gjithashtu e sheh Kupën si një mundësi për sukses. Ata do të tentojnë të marrin një rezultat të favorshëm në udhëtim në Podujevë.
Ndeshja mes Llapit dhe Drenicës do të fillojë sot, në orën 15:00.







