“Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ato janë destinacioni dhe udhëtimi. Janë shtëpia”, kështu thoshte shkrimtarja amerikane, Anna Quindler. Për t’i gjetur këto mrekulli që ekzistojnë në libra, fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë libra që në fëmijëri të hershme. Janë profesionistët që për lexuesit e vegjël dhe të rinj i kanë ndarë librat në pesë kategori leximi për fëmijët e moshave të ndryshme: lexuesit e moshës nga 0 në 2 vjeç, pastaj nga 2 në 5, për të vazhduar tutje me 6 në 8 vjeç, 9 në 12 si dhe nga 13 vjeç e lartë, me të cilët Radio KFOR-i do ju njoh në vijim:
– Është fakt i pranuar se foshnjeve duhet tu lexojmë libra që nga lindja e tyre. Gjatë kësaj kohe ata kuptojnë, mësojnë gjuhën si dhe ndërtojnë besimin e tyre. “The Three Little Pigs”, nga autori Carly Gledhill, është një libër që iu ofron shumë kënaqësi fëmijëve.
– Kalojmë tek lexuesit e moshës nga 3 deri në 5 vjeç, të cilët veç fillojnë të eksplorojnë botën për rreth. Libri që ofron buzëqeshje dhe shumë pozitivitet ,në këtë moshë, është libri “Last Stop on Market Street”, nga autori Matt de la Peña me ilustrime nga Christian Robinson.
– Tani kalojmë tek lexuesit e moshës nga 6 në 8 vjeç. Në këtë moshë ata pëlqejnë libra nga tregimet klasike deri tek tregimet që përfshijnë optimizmin, këmbënguljen dhe zhvillimin e mendimit kritik. Libri që i mbanë ata pozitiv është libri “The Little Engine That Could”, nga Watty Piper dhe ilustruar nga Dan Santat.
– Profesionistët tregojnë se lexuesit e moshës nga 9 deri në 12 vjet, kanë nevojë për libra që rezonojnë me jetën e tyre komplekse, i edukojnë dhe njëkohësisht i argëtojnë ata. Në këtë moshë preferohet të lexohet libri “It’s the End of the World as I Know It”, nga Matthew Landis.
– Të jesh një adoleshent nuk është e lehtë, prandaj fëmijët e moshave nga 13 vjeç e lartë duhet të gjejnë libra përkrahës të kësaj moshe. Një përkrahje të madhe do ta gjejnë tek libri “The Beauty That Remains”, nga Ashley Woodfolk.
Mos harroni se zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, ngase shoku më i mirë i tij është libri!