Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë 2020 për klasat e 9-ta, do të mbahet me datën 23 qershor, 2020, ditën e martë. Në një njoftim në rrjetet sociale Komuna ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë do të mbahet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë nxënësit, ndërsa do të zgjasë plot 120 minuta.
Testi do të ketë gjithsej 80 pyetje dhe detyra, nga nëntë lëndë, si: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Po ashtu bëhet e ditur se mësimi plotësues për përgatitje për këtë test, do të mbahet nga data 8 deri më 19 qershor, ndërsa shpallja e rezultateve të testit do të bëhet me datën 30 qershor. Shqyrtimi i ankesave për rezultatet e Testit, do të bëhet nga 30 qershori, deri më 2 korrik.
I gjithë procesi do të përmbyllet me datën 30 korrik, 2020, me shpalljen e rezultateve të ankesave.