Me temën ‘Moti, Klima, Uji dhe Roli i Shkencës në Përcaktimin dhe Përmirësimin e Kuptimit dhe Reagimit të Shoqërisë ndaj Ngjarjeve Ekstreme të Motit’, shënohet sot ‘Dita Botërore e Meteorologjisë’, e cila shënon edhe datën e themelimit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), më 23 mars, të vitit 1950.
Çdo vit, Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) përcakton një temë të veçantë për ‘Ditën Botërore të Meteorologjisë’, e cila trajton çështje të ndryshme të meteorologjisë e klimës si dhe mundësinë për të bashkuar përpjekjet ndërkombëtare për të adresuar këto çështje. Kjo temë është shpesh një mundësi për të nxitur diskutime dhe aktivitete që përqendrohen në ndikimin e kushteve atmosferike dhe ndryshimeve klimatike në shoqërinë tonë.
‘Dita Botërore e Meteorologjisë’ mëton gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e meteorologjisë, klimës, ujit dhe mjedisit si dhe të theksojë rolin e këtyre faktorëve në jetën e përditshme të njerëzve.
Sot përkujtohen dhe vlerësohen gjithashtu përpjekjet e shumë organizatave dhe individëve që punuan dhe po punojnë, për të kuptuar e menaxhuar më mirë kushtet atmosferike dhe ndikimet e klimës në mjedisin tonë.







