Disa pajisje që i kemi në shtëpitë tona, konsumojnë shumë më tepër energji elektrike se sa të tjerat, e në kohën kur e mbarë bota po përballet me një risk të lartë të një jo-stabilitetit të furnizimit me rrymë, secili nga ne, duhet të tregohemi vigjilent. Një nga mënyrat për të kontribuar në kursimin e energjisë elektrike, është që të largojmë nga priza pajisjet elektrike të cilat nuk i përdorim, e duke mos i larguar nga priza, ne rrezikojmë që të paguajmë kosto shumë më të larta të faturave në fund të muajit.
Ne shpenzojmë energji elektrike çdo ditë vetëm duke mos larguar nga priza pajisjet, si lavatriçen, enëlarësen, mikrovalën, televizorin, etj. Prandaj, vetëm duke larguar nga priza pajisjet e pashfrytëzuara, ne do kontribuojmë në furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe do të kursejmë kuletën tonë.
Për të kursyer energjinë elektrike, kur blini pajisje shtëpiake, duhet të keni parasysh etiketën e klasës së efikasitetit të energjisë së pajisjes. Ekzistojnë klasat A, B, C, D, E, F, G dhe më efikaset janë ato pajisje me shënimin A. Ka edhe nga ato me shënimin AAA, gjë që i bën opsionin më të mirë për kursim të energjisë elektrike.