Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së situata me pandeminë në Kosovë, në krahasim me muajt e kaluar është më stabile.
Rreth situatës me Covid-19 në Kosovë, për Radio KFOR-in foli edhe Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, z. Faik Hoti: “Institucionet shëndetësore në Kosovë të kryesuara nga Ministria e Shëndetësisë, po vazhdojnë menaxhimin e situatës lidhur me COVID-19, pavarësisht që shifrat këtyre ditëve, sa i përket rasteve të reja dhe rasteve që kanë përfunduar me fatalitet apo edhe atyre që janë të hospitalizuar, kemi numë më të vogël sesa në muajt paraprak, kur kishim valën e fundit të COVID-19. Meqë ende shënohen raste të reja të COVID 19 dhe meqë në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve, ka rritje të numrit të rasteve me COVID 19, ministria u bën thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat aktuale që janë në fuqi, lidhur me COVID-19 dhe mbi të gjitha të vazhdojnë me procesin e vaksinimit.”
Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK-ja, përgjatë 24 orëve janë shënuar 2 raste të vdekjes dhe nga 830 testime, 16 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës.