Përdorimi i përgjegjshëm i energjisë elektrike mbetet një nga sfidat kryesore të kohës sonë, sidomos në periudha kur kërkesa për energji rritet ndjeshëm. Institucionet dhe ekspertët e fushës u bëjnë thirrje qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike që të tregojnë kujdes të shtuar në konsumin e energjisë elektrike dhe të ndërmarrin hapa konkretë për kursimin e saj.
Sipas specialistëve, një pjesë e madhe e energjisë harxhohet në mënyrë të panevojshme për shkak të mos fikjes së dritave, pajisjeve elektrike apo përdorimit joefikas të tyre. Fikja e pajisjeve që nuk janë në përdorim, përdorimi i llambave kursimtare si dhe shmangia e mbingarkesës së rrjetit në orët e pikut, janë disa nga masat e thjeshta që çdo qytetar mund t’i zbatojë në jetën e përditshme. Kursimi i energjisë elektrike nuk ndikon vetëm në uljen e faturave mujore për familjet dhe bizneset, por ka edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe në sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me energji për të gjithë.
Reduktimi i konsumit ndihmon gjithashtu në uljen e ndotjes, kursimin e parave dhe në ruajtjen e burimeve natyrore.







