Më shumë se 50 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me epilepsi, një gjendje neurologjike kjo që shpesh keqkuptohet dhe shoqërohet me paragjykime e stigmatizim. Më 12 shkurt, komuniteti global shënon “Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë”, për të rritur ndërgjegjësimin, për të sfiduar stereotipat dhe për të mbështetur të drejtën për trajtim, përfshirje dhe mirëqenie.
Kjo ditë promovon informimin dhe edukimin, duke ndihmuar publikun të kuptojë më mirë epilepsinë, të rrëzojë mitet dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më empatike dhe gjithëpërfshirëse.
“Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë” është më shumë se një moment reflektimi, është një thirrje për veprim. Bashkohuni në përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të informuar dhe më të ndjeshme për të gjithë.







