Sot, bota shënon ‘Ditën e Argëtimit në Punë dhe ku ka vend më të mirë për ta festuar këtë ditë, se sa në punë.
Edhe pse 1 Prilli, njihet botërisht si dita e shakave, kjo festë e veçantë ka një qëllim më të thellë: rritjen e kreativitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha, krijimin e një mjedisi ku ekipi ndihet i lumtur.
Studimet tregojnë se një buzëqeshje në zyrë nuk është vetëm çështje humori, por ka ndikim real në performancë pasi që redukton stresin, rrit kreativitetin dhe forcon ekipin. E në studiot tona, muzika e mirë dhe energjia pozitive çdo ditë janë pjesë e pandarë e juaja, por sot kemi “thyer” pak rregullat!
Nga shakatë e vogla mes kolegëve e deri te përzgjedhja e këngëve më ritmike që ju shoqërojnë në makinat apo zyrat tuaja, Radio KFOR-i po sigurohet që kjo e mërkure të nisë me hare.







