Në këtë kohë kur bota po lufton me pandeminë e koronavirus-it dhe pa një kurë ose vaksinë për këtë virus, më e mira që ne mund të bëjmë, është të rrisim imunitetin apo të mbrojmë trupin tonë kundër sëmundjeve. Një rutinë e rregullt ushtrimesh dhe një dietë e duhur, është shumë e rëndësishme për të luftuar sëmundjet, thotë Dr. Ivana Todoroviç (Ivana Todorović), e cila ka një këshillë për dëgjuesit e Radio KFOR-it: “Dieta duhet të mbetet e njëjtë gjatë këtyre periudhave, që do të thotë më shumë vitamina dhe minerale, fruta dhe perime të ndryshme, shumë çaj dhe ujë për të shpejtuar metabolizmin dhe djegur të gjitha kaloritë e panevojshme. Ndërsa afrohemi në sezonin e dimrit, është e nevojshme të rritet imuniteti dhe merrni sasinë e mjaftueshme të vitaminës C.”
Doktoresha Todoroviç, shtoi gjithashtu se për të forcuar imunitetin, përveç një diete të rregullt të ekuilibruar, është shumë e rëndësishme që të kalojmë sa më shumë kohë në ajër të pastër, natyrisht duke respektuar distancën fizike dhe duke ndjekur këshillat e mjekëve.