‘Dita Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Vetes’, shënohet çdo vit më 24 korrik dhe na shërben si një kujtesë për t’i dhënë përparësi kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies sonë.
Kjo ditë promovon rëndësinë e kujdesit për veten tonë si fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Praktikat e vetë-kujdesit mund të përfshijnë aktivitete të ndryshme si ushtrime, ushqim i shëndetshëm, përdorimin e teknikave të relaksimit, hobi, shoqërimi, etj. Sot theksohet ideja se të gjesh kohë për veten, nuk është egoizëm, por e nevojshme për shëndetin dhe lumturinë e përgjithshme. Shumë organizata dhe individë përmes kësaj dite mundohen që të rrisin ndërgjegjësimin për vetë-kujdesin dhe për të inkurajuar të tjerët që ta përfshijnë atë në rutinën e tyre të përditshme.
Vetë-kujdesi është thelbësor për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme dhe cilësisë së jetës. Në thelb, kujdesi për veten nuk është një luks, por një domosdoshmëri për të mbajtur një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.