Ndryshimet klimatike ndikojnë edhe në ndryshimin e lëkurës sonë. Gjatë stinës së vjeshtës thatësia ndikon në çarje të shtresës së jashtme të lëkurës, duke çuar në rrezik më të lartë të inflamacionit dhe acarimit. Po ashtu paraqitja e akneve është e zakonshme gjatë kësaj periudhe të vitit. Dermatologia amerikane Nancy Samolitis, tregon se gjatë verës lëkura jonë është më e hidratuar për shkak të lagështisë, ndërsa gjatë vjeshtës fillojnë acarimet e lëkurës për shkak të ndryshimeve klimatike. Prandaj, për të pasur një lëkurë pa probleme gjatë kësaj stine, ju sjellim disa këshilla se si të mbroni lëkurën gjatë kësaj periudhe:
Pastrimi i thellë – Pastroni fytyrën dy herë në ditë, sidomos kur largoni makijazhin. Përdorni pastrues të lëkurës së lehtë dhe me efekte ushqyese dhe me përbërje natyrale.
Hidratimi – Hidratimi është faktor esencial për lëkurë të shëndetshme. Përdorni krema që kanë përbërje të vajrave esencialë për të evituar tharjen e lëkurës.
Kremi mbrojtës – Pjesë e rëndësishme e rutinës tuaj të fytyrës edhe gjatë kësaj stine duhet të jetë kremi me faktor mbrojtës nga rrezet e dëmshme të diellit, preferohet që se paku kremi të përmbajë mbrojtje me SPF (Faktorë) 30.
Hidratues për buzët dhe duart: Ashtu siç mund të irritohet lëkura e fytyrës edhe buzët dhe duart janë pjesë të ndjeshme për të cilat duhet të kujdeseni. Përdorni balsam të përbërë nga frutat apo vajrat esencial, në mënyrë që të keni buzë të hidratuara. Po ashtu, kremërat e duarve duhet të kenë përbërje hidratuese dhe ushqyese.