Shefi i Menaxhmentit të Trajtimit të Eksplozivëve (ETM) të KFOR/JENG, z. Ciprian Andrica, ka rikujtuar rolin e institucioneve të ndryshme të Organizatave të Sigurisë në Kosovë dhe KFOR-i, në reduktimin e rreziqeve ndaj kërcënimeve eksplozive në Kosovë: “Gjatë vitit 2021, operacionet humanitare të çminimit janë prekur nga pandemia COVID-19, por aktivitetet nuk janë ndalur, por janë zhvilluar nga të gjitha organizatat e angazhuara për çminim. Është pastruar një sipërfaqe totale prej më shumë se 3 milionë m2 dhe janë zbuluar dhe asgjësuar 851 mina dhe mjete shpërthyese. Këto janë rezultatet e përpjekjeve të përbashkëta të kryera nga ekipet e Organizatave të Sigurisë së Kosovës për deminim dhe EOD-ja, Halo Trust dhe Norwegian People’s Aid me asistencë teknike të KFOR-it.”