Shefi i Menaxhmentit të Trajtimit të Eksplozivëve (ETM) të KFOR JENG, z. Ciprian Andrica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se cili është roli i institucioneve të ndryshme siç janë Organizatat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i, në lidhje me zvogëlimin e kërcënimeve eksplozive në Kosovë: “KFOR-i, në bashkëpunim të ngushtë me prezencën ndërkombëtare, ka arritur që të krijojë aftësi për deminim dhe reagim ndaj EOD-së, përbrenda Organizatave të Sigurisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, KFOR-i është pjesë aktive e sistemit të reagimit të EOD-së, në Kosovë. Do të thotë që nëse telefononi policinë në numrin 192 ose 112, për të raportuar praninë e mundshme të ndonjë mjeti shpërthyes, një ekip i EOD-së nga Organizatat e Sigurisë së Kosovës ose nga KFOR-I, do të reagojë ndaj asaj thirrjeje. Praktikisht, Policia e Kosovës me oficerët lokalë ose të afërt do të sigurojnë vendin, në mënyrë që Skuadra e Bombave të Policisë të ndërhyjë. Nëse mjeti i dyshuar është një mbetje eksplozivi, atëherë organizata të tjera të sigurisë do të përfshihen në zgjidhjen e incidentit. KFOR EOD është i gatshëm t’i mbështesë të gjithë”.