Policia e Kosovës ka ripërsëritur thirrjen e saj për respektimin e rregullave të komunikacionit rrugor, duke theksuar rëndësinë jetike që kanë shenjat e trafikut dhe zbatimi i tyre në ruajtjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në një kohë kur aksidentet dhe shkeljet e rregullave janë në rritje, autoritetet apelojnë për më shumë kujdes, vetëdije dhe bashkëpunim nga qytetarët, jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të kontribuar në një ambient më të sigurt për të gjithë.
Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, mësojmë se në vend janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe janë shënuar 40 aksidente me dëme materiale.
Sa i përket pritjeve në pikat e kalimit kufitar Qendra për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, njofton se pritjet më të gjata janë në pikën e kalimit në dalje të Jarinjës dhe tek Dheu i Bardhë nga 20 deri në 25 minuta. Në pikat tjera të kalimit kufitar pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta të gjata.
Më poshtë gjeni edhe statistikat e detajuara nga Policia e Kosovës të shënuara gjatë 24 orëve:
| STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: | ||||||||||||||||
|







