Sot (21.04.24), është “Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit”, e nisur për të nënvizuar rëndësinë e një qasjeje kreative dhe novatore për zgjidhjen e problemeve. Kreativiteti është çelësi për krijimin e inovacioneve, ndërsa vetë termi ‘inovacion’, nënkupton ide të reja dhe procese të përmirësuara që nxisin zhvillimin dhe arrijnë një avantazh konkurrues në treg.
‘Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit’ u krijua me rezolutën 71/284 të OKB-së me mbështetjen e 80 vendeve. Kjo ditë, për herë të parë u festua më 21 prill, të vitit 2018.