Për nder të ‘Ditës Botërore të Veshkave’, sot (14.03.19) Shoqata e Nefrologëve të Kosovës organizon simpoziumin një ditor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në ora 12:00.
Radio KFOR-i intervistoi sekretaren e shoqatës së nefrologëve të Kosovës, mjeken nefrologe në QKUK, Dr. Vjollca Godanci, e cila na tregoi për shkaktarët e kësaj sëmundjeje dhe ndau me dëgjuesit e Radio KFOR-it disa këshilla se si të kujdesemi për shëndetin tonë:“14 % e popullatës botërore vuan nga sëmundja e veshkave, e cila është e fshehtë dhe nuk jep shenja klinike deri në stadet e vonshme kur veç shfaqen komplikimet. Shkaktarët kryesore janë: diabeti melit dhe hipertensioni arterial. Ju këshilloj që vazhdimisht të bëni analizen e urinës, matjen e sheqerit dhe tensionit dhe të pini sa më shumë ujë dhe ti thuani stop kripës së tepërt”.
Sëmundja e veshkave është më e zhvilluar tek njerëzit obezë duke përfshirë edhe ata që janë me diabet dhe hipertension. Sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë të paktën 2.4 milion vdekje në vit dhe radhiten si shkaktari i gjashtë i vdekjeve në botë.