Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Maqedonisë së Veriut.
Në dispozicion të përzgjedhëses, Karin Annel Andersen, janë 22 futbolliste, të cilat gjatë stërvitjes së djeshme (21.06.22), në stadiumin qendror në Kampin Nacional në Hajvali, patën edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes.
Ndeshja e parë miqësore në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të luhet këtë të premte (24.06.22), në Shkup ndërsa, me datën 27 qershor, do të luajnë edhe ndeshjen e dytë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Këto dy miqësore vijnë në kuadër të datave të lira të UEFA-s dhe do ti shërbejnë Kosovës, për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme kualifikuese.