Arianita Spahiu nga Zyra për Marrëdhënie për Publikun në KFOR, ishte e ftuara e radhës në Radio K4, në kuadër të kampanjës së 23 vjetorit të misionit të KFOR-it në Kosovë. Gjatë kësaj interviste, ajo ndau me dëgjuesit përvojat dhe momentet e bukura të punës së saj shumë vjeçare në misionin e KFOR-it:
“Në maj të vitit 2000 fillova punën në KFOR dhe gjatë këtyre 22 viteve, si profesionalisht dhe personalisht jam rritur në KFOR dhe vërtetë e dua punën që bëj. Ka shumë momente të bukura që më bëjnë krenare për punën time. Disa nga momentet më të mira janë lidhjet dhe takimet që kemi pasur me profile të ndryshme të njerëzve, të cilët përvojën e tyre e kanë ndarë me ne. Gjatë këtij rrugëtimi kemi edhe kolegë me të cilët jemi bërë sikur familje, jemi mishëruar për më shumë se dy dekada prandaj do të veçoja kolegën me të cilën punoj, Vjosa Loshaj e cila e bën edhe më të bukur këtë rrugëtim”.
Znj. Arianita theksoi se për të është privilegj të punoj në KFOR dhe se ndihet mirë që ka mundësi të kontribuoj për këtë mision.
“Bëni atë që doni me dashuri dhe do të ju shpërblehet. Ruani rininë në shpirt sepse ajo ju mban dhe punoni me dashuri”, me këtë mesazhi perfundoi bisedën në Radio KFOR, znj. Arianita Spahiu.