Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Paqes’, shënohet në mbarë botën më 21 shtator. Në këtë ditë komuniteti botërorë reflekton mbi forcimin e idealeve të paqes në mes të të gjitha kombeve dhe popujve në botë.
Paqja përfshin tolerancën, të drejtat themelore të njeriut, faljen dhe pajtimin në mes të njerëzve dhe komuniteteve botërore.
Këtë vit Kombet e Bashkuara kanë vendosur t’i japin theks të drejtave të njeriut, duke ia kushtuar këtë vit ‘Të Drejtës për Paqe’, që garantohet nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, për Radio KFOR-in janë shprehur disa paqëruejts të KFOR-it dhe qytetarë të komuniteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë:
“Për mua paqja nënkupton moscenim të integritetit të të gjithë qytetarëve dhe barazi për të gjithë”, u shpreh Alma Qurdina
“Përshëndetje Kosovë! Unë quhem Kim Kristensen dhe jam Major në ushtrine daneze, unë jam paqëruajtës në KFOR për të mbrojtur lirinë për ju”.
“Urrejtja nuk largohet me urrejtje, mirëpo duhet që përmes dashurisë të ndërtojmë paqen duke respektuar dimensioned tona të brendshme, duke respektuar njerëzit e tjerë pavarësisht nga raca apo bindja e tyre, e për të arritur këtë duhet të respektojmë në radhë të parë veten, njerëzit dhe kombet e tjera”, tha për Radio KFOR-in Jovana Stojanovic.
“Shpresoj që një ditë me të vertetë dielli do të agojë ndryshe dhe të gjithë fëmijët e botës do të jenë të lumtur”, u shpreh Klesta Qehaja.
“Unë si fëmijë e dua paqen e jo dhunën, dashurinë dhe jo urrejtjen. Paqe për të gjithë”, u shpreh Harisa Bilalli.
“Përshëndetje unë jam paqëruajtëse në KFOR, Silvia nga Hungaria. Mesazhi im për këtë ditë është të ndani buzëqeshjen tuaj me botën si simbol i miqësisë dhe paqes”.