Njohja e vendeve të ndryshme, eksplorimi, shijimi i natyrës së bukur, pushimi, njohja e një kulture të re…, janë vetëm disa nga eksperiencat që na i sjell dalja në natyrë. E për të pasur një guidë të udhëtimit, duhet që të ketë edhe turizëm të zhvilluar. Kosova, është e njohur për bukuritë e shumta natyrore, pasqyrimin e të cilave në botë po e bëjnë edhe organizime të ndryshme të klubeve të alpinizmit. Promovim të vazhdueshëm të truizmit malor, tash e disa vite po bënë edhe Klubi Alpin ‘Podguri’. Duke marr për shkak shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Turizmit”, Radio KFOR-i, ka intervistuar Kryetarin e Klubit Alpin ‘Podguri’, z. Masar Kabashi, i cili tha: “Promovimi i turizmit, është një ndër shtyllat kryesore të klubit tonë. Ecjet e zakonshme në Kosovë, zgjojnë interesim tek të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe të ndërkombëtarëve, që shpesh na bashka ngjitën në ecjet tona. Konkretisht, në shtigjet në të cilat është punuar në Istog, si shtegu ‘Via Dinarica’, shteg i cili është ndërkombëtar dhe është vijë nga Sllovenia e cila lidhë bjeshkët e shumë vendeve ndërmjet dhe zbret në Istog, ka qenë një atraksion dhe risi pasi po flasim për një shteg të pashkelur që ka zgjuar shumë interesim. Po ashtu edhe shtegu ‘Rrugët e Staneve’, ka qenë interes shumë i madh i ndërkombëtarëve, në këtë shteg ne kemi ngritur pika pushuese ku të gjithë kanë pasur mundësinë që të pushojnë dhe të shijojnë ushqimet tradicionale, të shfrytëzojnë bujtinat dhe të dëgjojnë anekdota të bjeshkatarëve.”
Siç na ka njoftuar z. Kabashi, në ecjet e tyre ka turistë nga rajoni dhe vendet evropiane, ndërsa si klub realizojnë ecje dhe ngjitje në shumë vende të Evropës. Sa i përket turizmit në Kosovë, ai ka bërë thirrje tek të gjithë adhuruesit e natyrës, që të dalin, ta shijojnë e ta njohin sa më shumë Kosovën dhe bukuritë e saj.
“Dita Ndërkombëtare e Turizmit” shënohet qysh nga muaji shtator i viti 1980.