Korça Film Festival po e vazhdon rrugëtimin e tij nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, duke u ndalur kësaj radhe në Prishtinë, ku sot (4 tetor), përkatësisht në Kino Armata, do të shfaqen 5 filma të shkurtër, duke filluar nga ora 19:00.
Filmi “Eva” me regjisor Xhen Alushin, bën fjalë për një vajzë të re, të mbyllur në vetvete që zbulon një portë në një botë paralele, në të cilën ajo gjen ngushëllim dhe lehtësi për fajin e saj.
Filmi “A siege” me regji nga István Kovács flet për një grua të vetmuar në Sarajevë,e cila fillon një udhëtim për të gjetur ujë , ndërsa filmi “Roger” nga regjisori zviceran, Zoé Rossion ka këtë përmbajtje : Mbesa 23 vjeçare takon për herë të parë gjyshin e saj Belg, Roger, një ish mercenar në Kongo, i cili pëlqen të dëgjojë muzikë të vjetër jazz.
Këta filma janë me subtitra në gjuhën angleze dhe shqipe dhe hyrja për t’i ndjekur ata është falas.