Në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, me datën 28.04.25, është bërë pranimi i një dhome mike, donacion ky i Misionit Paqeruajtës të KFOR-it, në Kosovë.
Lidhur me donacionin në fjalë, u shpreh zëvendëskomandanti i Komandës Regjionale-Lindje, nënkoloneli Evan Hessel: “Dhomat mike si këto, janë një shpëtim për viktimat e dhunës në familje që janë në nevojë. Është një vend ku njerëzit që përballen me rrezik, mund të largohen për t’i shpëtuar asaj gjendjeje dhe të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre në një vend më optimist, të sigurt dhe të rehatshëm. Këto dhoma janë gjithashtu një simbol tjetër i përkushtimit të KFOR-it, të komuniteteve dhe i popullit të Kosovës, ndërsa për ne, është një nder të bëjmë çfarë mundemi për të ndihmuar njerëzit”.
Mirënjohës për këtë bashkëpunim ishte zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, z. Valon Osmani, i cili mes tjerash nënvizoi: “Ky investim ka për qëllim të krijoj një ambient më të sigurt, të rehatshëm dhe më të dinjitetshëm për rehabilitimin e viktimave, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për strehim. Investimi përfshinë renovimin e hapësirave me orendi të reja, pajisje të nevojshme teknologjike si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për këtë kategori”.
Përmes donacioneve të këtilla, KFOR-i vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tyre ndaj mbështetjes së viktimave të dhunës në familje në Kosovë.







