Ambasada Austriake në Prishtinë ka hapur një konkurs për ‘Çmimin e Arritjeve Ndërkulturore 2024‘, një projekt ky kyç i Ministrisë Federale të Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Ky çmim u jepet projekteve të suksesshme dhe novatore të shoqërisë civile, në fushën e dialogut ndërkulturor dhe ndër fetare, si në Austri ashtu edhe në mbarë botën.
Të interesuarit mund të regjistrojnë projektet e tyre të mëdha apo të vogla, të zbatuara nga organizata apo individë në fushën e artit/kulturës, rinisë, të drejtave të njeriut, arsimit, integrimit dhe barazisë gjinore. Projektet duhet të jenë në proces zbatimi apo tashmë të përfunduara.
Çmimet nga 6 deri në 10 mijë euro, do të ndahen në këto kategori:
- Qëndrueshmëri
- Ngjarjet e fundit
- Teknologji
- Inovacion
- Media
Informacionet shtesë rreth këtij konkursi dhe formularin për aplikim, mund ta gjeni në www.intercultural-achievement.com
Afati i fundit për aplikim, është data 17 mars, 2024.