Në një komunikatë për media bëhet e ditur se koncerti i Filharmonisë së Kosovës (i fundit për këtë vit) do të mbahet këtë vikend, me datën 22.12.2019.
Koncerti në fjalë do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në dy orare, prej orës 17:00 dhe prej orës 20:00. Biletat do të shpërndahen falas me datat 18.12.2019 (nga ora 13:00 deri ne 16:00) dhe më datë 19 dhe 20.12.2019 (nga ora 09:00 deri në orën 16:00).
Një person mund të tërheq vetëm dy bileta.