Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2012, vendosi që 1 qershorin të shpall “Ditë Botërore të Prindërve”.
Kjo ditë e cila festohet sot në të gjithë botën, u caktua për të nderuar dhe vlerësuar rolin e prindërve. Prindërit janë një fener i jetës së një fëmije, ku përveç ushqyerjes, i pajisin ata edhe me aftësi të ndryshme, të cilat janë të nevojshme gjatë gjithë jetës. Prandaj, është thelbësore që një fëmijë të rritet në një mjedis të shëndetshëm, me kufij të shëndetshëm dhe prindërit janë modeli më i mirë për këtë.
Shënimi i “Ditës Botërore të Prindërve”, synon të stimulojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e prindërimit dhe rolin e tyre në sigurimin e mbrojtjes dhe ofrimin e mjeteve të nevojshme për zhvillim pozitiv të fëmijët. Dita e sotme na inkurajon gjithashtu të vlerësojmë, mbështesim dhe të njohim rolin e rëndësishëm që prindërit luajnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Kjo ditë le të na shërbej që të reflektojmë për rëndësinë e prindërimit të shëndetshëm, për të siguruar mirëqenien dhe suksesin e fëmijëve tanë.