Krahas misionit të paqes dhe sigurisë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it, po vazhdojnë të ndihmojnë të gjithë njerëzit në Kosovë. Të hënën, më 11 dhjetor, 2023, CIMIC-u zbarkoi në komunën e Deçanit, aty ku vepron OJQ ‘Jeta’, pranoi donacion nga KFOR-i. Ky donacion përfshitë pajisje multimediale, të cilat ishin shumë të nevojshme për Shoqatën e Gruas ‘JETA’, shoqatë kjo e cila është themeluar në vitin 2005 dhe për mision ka fuqizimin e gruas në sfera të ndryshme të jetës.
Me rastin e dhurimit të donacionit, për Radio KFOR-in foli, majori Guntars MEZALS: “Sot organizuam ceremoninë e dorëzimit të donacionit për OJQ ‘JETA’, ku dhuruam smartboard, 2 laptopë dhe një printer. Jo vetëm ky donacion, por të gjithë donacionet që kemi dhuruar përmes CIMIC-ut, janë shumë të rëndësishëm për KFOR-in, sepse janë urë lidhëse e KFOR-it dhe popullatës civile që jetojnë në Kosovë.”
Ndërkaq, drejtoresha e organizatës joqeveritare “JETA”, znj. Safete Gacaferri falënderoi KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme: “Sot është një ngjarje shumë e mirë për ne, është një donacion nga KFOR-i, një donacion shumë i mirëpritur. Këto donacione nuk janë vetëm për shoqatën tonë, mirëpo për tërë komunitetit, prandaj jemi tepër të lumtur për këtë donacion.”
Znj. Safete Gacaferri, përmes frekuencave të Radio KFOR-it porositi të gjithë që të punojnë së bashku dhe të fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri.