KFOR-i do të zhvillojë të enjten (25.02.21), një stërvitje rutinore, ku do të përfshihen helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it, thuhet se ushtrimi në fjalë, do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.
Kjo stërvitje do të kryhet në përputhje me mandatin e KFOR-it, nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.