“Edhe një herë” është motoja e performancës muzikore të këngëtarit dhe kompozitorit të mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, i cili më 28 shkurt, do të interpretoj hitet e tij të pavdekshme, drejtpërdrejtë (Live), me një performancë të veçantë.
Armendi, ndryshe njihet edhe si legjendë e gjallë e muzikës shqiptare, ku me zërin karakteristik dhe emocionin që ofron përmes interpretimeve, ka arritur që të ruaj origjinalitetin dhe të pasuroj muzikën argëtuese shqipe.
Ekskluzivisht për Radio KFOR-in, artisti në fjalë tha: “Nëse ju pëlqen ndonjëra nga këngët e mia, të dielën, në ora 20:45, në Klan Kosova, mund t’i këndojmë së bashku, për qejf edhe për disponim sa më të mirë, nëse asnjëra nuk ju pëlqen, prapë në rregull është. Me dashuri Armendi!”
“Klan Arena” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës mundësojnë performancën “Edhe një herë”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan TV.
Kjo perfromancë muzikore, mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.