Misioni i KFOR-it riafirmoi dëshirën e tij të madhe për të kontribuar në krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Në Zerovnicë, në Komunën e Zveçanit, dje (25 nëntor) KFOR-i dhuroi pajisje mjekësore që do t’u shërbejnë qytetarëve brenda projektit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak (CIMIC).
“Sot ne kemi marrë një donacion shumë të rëndësishëm nga KFOR-i. Ne kemi marrë një sterilizues, një inhalues, një oksimë impulsi, një aspirator, një elektrokardiogram dhe një fotometër dore për përcaktimin e glikemisë së gjakut. Në emër të Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës dhe njerëzve të komunës së Zveçanit, unë e falënderoj KFOR-in për këtë donacion i cili gjithashtu do t’u shërbejë njerëzve këtu. Falënderoj KFOR-in për ndihmën e dhënë dhe besimin e dhënë dhe gjithashtu për një bashkëpunim gjithëpërfshirës që ka zgjatur me vite”, theksoi ndër të tjera Dr. Mirjana Blagojevic, njëherit dhe menaxhere e Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë.
Me këtë rast edhe oficerja e CIMIC-ut, Penie Lorente, e pranishme në këtë ngjarje, shpjegoi rëndësinë e këtij donacioni: “Kjo kërkesë për projektin në fjalë u paraqit disa muaj më parë dhe u zbatua përmes Komandës Kryesore të KFOR-it, në mënyrë që të plotësoj kërkesat e tyre që të dhurohen pajisjet mjekësore që ne po i shohim këtu. Na pëlqen të bëjmë donacione të tilla, sepse ndihmon komunitetet në Kosovë, ndihmon për të përmbushur nevojat në këtë rast për pajisje mjekësore”, pohoi kështu oficerja CIMIC-ut, Majorja, Lorente.
Ky donacion do t’u mundësojë vendasve dhe punëtorëve shëndetësorë të këtij vendi, të punojnë në mënyrë më efikase. Përmes donacioneve të ndryshme, KFOR-i po tregon se është gjithmonë afër të gjithë njerëzve pa marrë parasysh etninë dhe është vazhdimisht i përkushtuar për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë, për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.