Edhe këtë javë, Cineplexx po vazhdon të sjellë premierat më të mëdha botërore, pranë publikut Kosovar. Në kuadër të ngjarjes ‘Superheroes Night’ (Nata e superheronjve), e cila do të organizohet të enjten (20.10.22), të interesuarit do të kenë mundësi të shohin filmin premierë ‘Black Adam’, ku do të shpërndahen edhe shpërblime të shumta, të cilat do të dhurohen në dy rrjetet e kinemave në Prishtinë dhe Prizren, me fillim nga ora 19:00.
Filmi i shumëpritur “Black Adam”, në rol kryesor ka aktorin Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock”, mirëpo aty luajnë edhe aktorët tjerë të famshëm, si Sarah Shahi, Viola Davis, Pierce Brosnan dhe shumë të tjerë.
Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema nga ora 15:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Black-Adam/.